Gjyshi dhe rrepa
Materialet dhe mjetet: Ilustrimi i tregimit
Zhvillimi i aktivitetit: Bashkë me fëmijën shikohet ilustrimi i tregimit. Pyetet fëmija: çfarë po sheh në foto? çfarë po bëjnë? Kush është i pari? Po i dyti? E kështu me radhë deri te miu i fundit.
Në fund lexohet tregimi Gjyshi dhe rrepa
Na ishte njëherë një plak. Ai mbolli një rrepë. Rrepa u rrit dhe u bë shumë e madhe. Në vjeshtë, plaku shkoi ta shkulte rrepën. E tërhoqi, e tërhoqi dhe nuk e shkuli që nuk e shkuli dot. Plaku thirri plakën. Plaka u kap pas plakut, plaku u kap pas rrepës. Tërhiq e tërhiq, por rrepën nuk e shkulën dot. Plaku thirri vajzën. Vajza u kap pas plakës, plaka u kap pas plakut, plaku u kap pas rrepës. Tërhiq e tërhiq, por rrepën nuk e shkulën që nuk e shkulën dot. Vajza thirri qenin. Qeni u kap pas vajzës, vajza u kap pas plakës, plaka u kap pas plakut, plaku u kap pas rrepës. Tërhiq e tërhiq dhe rrepën nuk e shkulën që nuk e shkulën dot. Qeni thirri macen. Macja u kap pas qenit, qeni u kap pas vajzës, vajza u kap pas plakës, plaka u kap pas plakut, plaku u kap pas rrepës. Tërhiq e tërhiq, por rrepën nuk e shkulën që nuk e shkulën dot. Macja thirri miun. Miu u kap pas maces, macja u kap pas qenit, qeni u kap pas vajzës, vajza u kap pas plakës, plaka u kap pas plakut, plaku pas rrepës. Tërhiq e tërhiq dhe rrepën e shkulën.
Luhet lojë “ E thirri kush e thirri” që të kuptohet radha e veprimeve. Kush e thirri gjyshen? Gjyshi e thirri gjyshen. Kush e thirri vajzën? Gjyshja e thirri vajzën. Kush e thirri qenin? Vajza e thirri qenin. Kush e thirri macen? Qeni e thirri macen. Kush e thirri miun? Macja e thirri miun dhe rrepa u shkul. Prindi apo kujdestari i bën pyetjet, fëmija duhet të përgjigjet. (jo domosdoshmërish fëmija duhet të mbaj mend të gjitha, loja ka qëllim me u argëtua fëmija)