Çfarë mund të bëjë?
Materialet dhe mjetet: Fotografi të ndryshme nëpër libra apo në faqe interneti, rregullimi i lodrave sipas dëshirës së fëmijës
Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedoni me fëmijën. Cila punë ju duket më interesante dhe që me dëshirë e kishe ndihmuar babin, mamin apo ndonjë pjesëtar tjetër të familjes? Po cilën nuk kishe dashur ta kryesh? Pse? A ke ndonjë ide se si do ta bësh me dëshirë punën që nuk të pëlqen? Cilën mund ta bësh vet? etj.
Prindi apo kujdestari së bashku me fëmijën shohin fotografi të ndryshme në libra apo faqe interneti ku fëmijët punojnë diçka p.sh. duke gatuar, fshirë enët, ushqyer qenin etj. Diskutoni për secilën fotografi që keni përzgjedhur të komentoni. Sa e mirë është kjo punë? Përse p.sh. është mire të gatuajmë? Të pastrojmë? Të ushqejmë qenin etj.
Pas komentimit të fotografive, së bashku me fëmijën bisedoni se sa është e rëndësishme mirëmbajtja e rrobave.
Merrni rrobat e fëmijës dhe së bashku palosni. Cilat rroba janë më të vështira për tu palosur dhe cilat më të lehta? Cilat rroba janë më të holla e cilat më të trasha etj.
Rregullojeni lodrat në një model, formë tjetër, ndërrojuani vendet. Ku do të ishte më mirë të vendosej kjo, apo ajo lodër. Fëmija duhet të jep mendimin e vet dhe të tregoj pse p.sh., dua ta vendos mbi tavolinë kutinë e ngjyrave të ujit? etj.
Nxiteni fëmijën të jetë më aktiv në kryerjen e punëve të tij, që të ndihet i dobishëm për familjen duke i dhënë disa punë të lehta si p.sh.: palosja e rrobave, fshirja e enëve, marrja e pluhurave etj.
Sipas dëshirës mund të lexohet poezia: Duart tona/Pa shikoni duart tona/ sa të vogla, sa të njoma./Duart tona punëtore/ vizatojnë në fletore./ presin bukur me gërshërë/ qepin kopsat me gjilpërë./ Mbajnë tulla, mbajnë gur/ duart tona s’lodhen kurrë./
Shkarkoni fletën e punës KËTU.