Piramida e detit
Për aktivitetin e sotëm ju nevojiten disa shkopinj për të krijuar një piramidë me tre ose më shumë kate. Kjo piramidë do të shërbejë për të ndërtuar një thellësi deti në shtëpi. Ju nevojiten gjithashtu edhe letër e bardhë dhe lapsa me ngjyra. Fillimisht, bisedoni me fëmijët rreth kafshëve të ujit. Mbështetur në filmat që I kanë parë apo edhe nga përvoja juaj, përmendni disa kafshë deti. Siguroni që kafshët për të cilat diskutoni të jenë të madhësive të ndryshme, sepse edhe piramida lidhet me klasifikimin e tyre. Në bazën e piramidës vendosen kafshët e mëdha, si peshkaqeni, delfini etj., ndërkohë që në katet e sipërme ato më të vogla. Siguroni që fëmijët të kuptojnë që nën ujë ka edhe bimë të cilat u shërbejnë si deteve, lumenjve dhe liqeneve për gjallesat që ka në to.
Fëmijët duhet të vizatojnë kafshët e detit në mënyrën e tyre, t’i presin me gërshërë dhe të ndërtojnë piramidën e kafshëve të ujit. Gjithashtu, fëmija mund të përdorë edhe objekte që gjenden në shtëpi për t’u dhënë formën e kafshëve të ujit.