Akullore shtëpie
Sot fëmija juaj do ta bëjë vetë akulloren në shtëpi.
Për këtë do ti duhen vetëm 5 përbërës:
1 gotë qumësht
1 lugë sheqer
1 lugë e vogël vanilje
Të gjitha këto i hedh në një qese dhe e mbyll fort atë.
Në një qese më të madhe vendos kuba akulli dhe 1 filxhan kripë të trashë. Në qesen e madhe me akull dhe kripë, fëmija fut qesen e vogël me qumësht, sheqer e vanilje.
Mjafton që fëmija ti tundë fort të dyja qeset….le të vrapojë nëpër shtëpi duke i tundur të dyja.
Më pas, hap qesen e vogël dhe akulloren tashmë të bërë e hedh në tas dhe e servon.
Ju mund të përdorni edhe recetat e gjyshes për akulloren.
Ju mund ta shikoni si bëhet akullorja në shtëpi edhe në linkun: https://ëëë.youtube.com/ëatch?v=N4ztYjFxëmI