Fjalët kyçe
Sot do ta zhvillojmë kreativitetin gjuhësor tek fëmijët.
Bashkë me fëmijën i zgjedhni si fillim tre-pesë figura ose objekte apo lodra që janë në shtëpi. Lejojeni fëmijën që t’i përzgjedhë vetë objektet e tij/saj.
Tregojini që me ato objekte, figura, lodra do ta krijojë një tregim. Edhe ju bëjeni këtë.
– Më pas fëmija mund të zgjedhë edhe më shumë figura ose objekte dhe ta pasurojë tregimin e tij/saj.
– Bashkëbisedoni me fëmijën kur ai/ajo e merr një figurë, një lodër ose një objekt të ri për ta shtuar në tregim duke e pyetur: Pse e zgjodhe? Çfarë do të bëjë ky/kjo? etj.
– Bëjeni me radhë – edhe ju krijoni tregimin tuaj.
– Ju mund të kërkoni nga fëmija që tregimin e tij/saj ta luajë në teatër
– Po ashtu ju mund ta bëni edhe lojën e alfabetit – e të gjeni fjalë që fillojnë me një shkronjë të caktuar: ju filloni ta thoni alfabetin pa zë… fëmija ju thotë stop. Ju e thoni shkronjën tek e cila ndaluat. Së bashku me fëmijën do të gjeni sa më shumë fjalë që fillojnë më atë shkronjë. Herën tjetër, fëmija e përcakton me cilën shkronjë do t’i gjeni fjalët e tjera.