Unë kërcej si….
Ky aktivitet e zhvillon koncentrimin në ritmin që e jep udhëheqësi i aktivitetit.
Ky aktivitet zhvillohet duke kërkuar nga fëmijët që t’i përcjellin lëvizjet dhe ritmin që i bën udhëheqësi i lojës.
Lëshohet muzikë për fëmijë dhe udhëheqësi i lojës i bën lëvizjet sipas dëshirës së tij/saj. Fëmija i imiton këto lëvizje.
Loja vazhdon duke i ndërruar rolet, por edhe duke e ndërruar muzikën sipas dëshirës ( më ritmike, më të shpejtë, më të ngadalshme, etj.)
Një lojë e ngjashme mund të luhet edhe duke e përdorur ndonjë lodër me goditje, ku fëmija mund t’i bëjë lëvizjet e lira sipas dëshirës dhe kështu ta vë në lëvizje kreativitetin e tij/saj.