Tenis me balona

Sot është dita e lojrave. Ju mund ta zgjedhni cilëndo prej tyre ose edhe të bëni lojra të reja….mjafton që të kënaqeni.

– Tenis me balona – ju duhet një mjet me të cilin i largojmë mizat, 2 balona ose dorëza të fryra plastike. Nëse luani bashkë, hidhjani balonën njëri-tjetrit derisa ajo të bie në tokë. Nëse fëmija luan vetëm le t’i mbajë të dyja balonat në ajër sa më gjatë që mundet, ose aq gjatë sa zgjat një këngë  për fëmijë. Fëmija mund të luajë edhe duke e përplasur balonën në mur.

– Fëmija mund ta vendosë balonën ndërmjet dy gjunjëve dhe të kërcejë nga njëri skaj i dhomës tek tjetri pa i rënë balona në tokë. Bëni gara së bashku se kush arrin i pari pa e rrëzuar balonën. Përsëriteni këtë disa herë.

– Futboll me balona – vendosini dy shporta sikur të jenë dy portat e lojës së futbollit. Luani futboll me balona duke i goditur me një shkop prej letre. Luani të paktën për 30 minuta.