Retë e shiut
Materialet dhe mjetet: krem rroje, një gotë ose kavanoz, ujë, ngjyrë të kaltër dhe një pipetë apo pipëz.
Zhvillimi i aktivitetit: Mbushni 3/4 e gotës ose kavanozit me ujë. Shtoni krem rroje sipër, dhe thoni fëmijës që kjo është reja jonë. Përzieni pak ngjyrë të kaltër me pak ujë.
Udhëzoni fëmijën të shtojë në re pika të ujit të kaltër me anë të pipetës. Gjersa uji bëhet gjithnjë e më i rëndë, do të fillojë të bjerë nga reja dhe të bëjë shi!
Kjo është ajo që ndodh me retë reale. Pikat e ujit bëhen gjithnjë e më të rënda derisa bien si shi. Fakt argëtues: Reja mesatare peshon rreth 0.5 milion kg!