Vazot me ngjyra
Sot do t’i zbukuroni të gjitha vazot që i keni në shtëpi. Nëse nuk keni vazo, bëjini vetë disa forma të vazove. Pos vazove, ju duhet edhe ngjitës ose brumë i lëngshëm pasi edhe ai mund të përdoret si ngjitës shumë i mirë.
– Përdorni kapakë të shisheve për t’i ngjitur përreth vazove tuaja.
– Mund të përdorni edhe letra me ngjyra të prera në forma të çrregullta, ose letra të revistave ose gazetave të vjetra.
– Mund të përdorni edhe pambuk të cilin mund ta ngjisni në pjesët anësore të vazove të luleve.
– Mund të përdorni edhe makarona të vogla të cilat mund t’i lyeni me ngjyra.
– Fëmijët mund edhe t’i ngjyrosin vazot me ngjyra sipas dëshirës.
– Pyetini fëmijët se me çfarë duan t’i zbukurojnë vazot dhe zbukurojini ato së bashku.
Aktiviteti zhvillon imagjinatën, përmirëson njohjen e ngjyrave, rrit vetëbesimin dhe vetëvlerësimin.