Bisteku i rrushit

Materialet dhe mjetet:

Kapak të shisheve, letra me ngjyra (vjollce, e verdhë), ngjitës, gërshërë, fije peri, misër, pambuk, oriz.

Aktiviteti:

Vjeshta na sjell shumë begati ndër to edhe frutin e rrushit, i cili është shumë i shijshëm dhe i shëndetshëm. Ju sot bisedoni më fëmijën për rrushin çfarë shije, forme, ngjyre ka?, cilat janë të mirat që marrim nga rrushi?, pastaj merrni një kuti kartoni dhe nga ajo prejeni vetëm njerën sipërfaqe të saj, mbi të fëmija të ngjes kapakët e shisheve ose edhe letra të prera në formë të rrathëve të vegjël. Nëse punohet më kapak të shisheve kërkoni nga fëmija që kapakët ti ngjes me  hapësirën e hapur lartë në formë të bistekut  të rrushit, dhe ato ti mbush më material të ndryshëm si: (fije peri, misër, pambuk,oriz.) apo materiale të tjera që ju i keni në shtëpi. Në të njejtën mënyrë të veprohet nëse punoni më rrathë të letrës, mbi rrathë të ngjitën materialet  që fëmija zgjedh. Bistekun që e ka punuar fëmija sipas nevojës të ngjyroset në varësi nga materiali që ka perdorur për t’ia përshtatur ngjyrën e rrushit. Në fund, bishti dhe gjethi mund t’i ngjiten të vërteta nëse keni ose të punuara nga letra.

Sipas dëshirës së fëmiut, ju mund t’ia mësoni një varg për bistekun e rrushit:

Aromë vjeshte seç na solli,

Bisteku i rrushit mendjen na mori,

ne e hajmë më shumë kënaqësi, ai na sjell shëndet e ëmbëlsi.