Koleksioni i pemëve

Materialet dhe mjetet:

Disa fleta të bardha, shkopinj dhe gjethe të ndryshme, ngjitës.

Aktiviteti: 

Vjeshta është stina ku natyra merr ngjyrat e saj më të bukura dhe pikërisht kjo është arsye që ju të dilni me fëmijën tuaj dhe të kënaqeni me peisazhet e bukura. Dilni në natyrë bashkë më fëmjën dhe bëni një shëtitje, mblidhni sa më shumë gjethe të formave, madhësive dhe ngjyrave të ndryshme. Me materialet e mbledhura ndihmojeni fëmiun që të formon disa pemë të vogla të cilat vendosen në një tavolinë një nga një për tu ekspozuar, apo mund të vendosen edhe në ndonje mur apo vend të rrafshët që të vizitohen nga anëtarët e familjes.

Gjithashtu ky koleksion mund të realizohet edhe në një copë të pambuktë apo ndonjë mbulesë të bardhë që mund të keni në familje. Këtë mund ta vendosni në mur dhe femiu të argëtohet duke e pare punën e tij/saj.