Stoli prej argjile
Materialet dhe mjetet: tigan, nisheste misri, ngjyra.
Zhvillimi i aktivitetit: Sot me fëmijën punoni stoli prej argjile për bredhin e shtëpisë.
Argjila punohet në kushte shtëpie dhe fëmija do ta bëjë argjilën në shtëpi, e cila pastaj mund të ngjyroset.
Në një tigan ngrohni 2 filxhanë e gjysmë ujë në temperaturë të ulët, derisa të dalin flluska, pastaj hiqeni tiganin nga nxehtësia. Në një tigan tjetër, hidhni një filxhan nisheste misri dhe përzieni në zjarr të ngadaltë, derisa të shkrihet. Hidheni përzierjen e nishestesë së misrit në tiganin me ujë të nxehtë dhe përziejeni derisa të formohet një lloj argjile.
Lejojeni fëmijën t’i bëjë argjilës forma të ndryshme për dekore të bredhit dhe lëreni argjilën të thahet në temperaturën e dhomës, për tri ditë.
Pas 36 orësh, argjila do të bëhet shumë e fortë dhe mund të ngjyroset me ngjyra të ndryshme. Dekoret e punuara fëmija t’i vendosë në bredh.