Në dyqanin e lodrave të mia
Zhvillimi i aktivitetit- Prindi apo kujdestari e udhëzon fëmijën të grumbulloj lodrat e tij/ saj në vendin ku do të zhvillohet aktiviteti, duke u kujdesur që të grumbullohen vetëm lodra, jo gjëra të cilat nuk janë lodra. Bashkë me fëmijën ulet rreth lodrave duke marr disa nga to dhe duke i emërtuar. Më pas kërkohet të përzgjidhen lodrat e forta duke i lënë me një anë, pastaj lodrat e buta. Pasi të renditen lodrat e forta me një anë dhe në anën tjetër lodrat e buta, kërkohet nga fëmija të gjej lodrat e lëmuara dhe lodrat me sipërfaqe të ashpër.
Improvizohet një dyçan ku fëmija do të rendit lodrat e tij/saj dhe do të luan rolin e shitësit. Prindi apo kujdestari merr disa letra të prera për të shkëmbyer një monedhë me një lodër.
Loja:
Prindi apo kujdestari: Mirëdita! Dëshiroj një lodër të fortë.
Fëmija: Po, urdhëroni dhe gjen lodrën e fortë.
Kështu veprohet edhe me disa lodra të tjera së paku një për lloj. ( e fortë, e butë, e lëmuar, e ashpër).
Ndërrohen rolet dhe fëmija në rolin e blerësit kërkon llojet e lodrave duke përdour cilësinë e lodrave (e fortë, e butë, e lëmuar, e ashpër).
Fëmija nxitet të emërtoj edhe sendet e tjera në shtëpi për cilësinë e tyre.