Materialet e nevojshme: Një top dhe një jastëk

Zhvillimi i aktivitetit: Ky aktivitet në thelb ka të mësuarit e mbajtjes së balancës përmes përqendrimit, pasi fëmija do të gjuajë me top në drejtim të caktuar që kërkohet nga prindi. Vendosni dy jastëk një mbi një dhe kërkoni nga fëmija të hipë mbi jastëk, ndërkohë në dorë të fëmijës ka një top dhe fëmija do t’i gjuajë me top numrat të cilët i keni shkruar në letra të bardha dhe i keni varur në mur. Jepni udhëzime fëmijës, si: qëllo me top numrin 2, qëllo me top numrin 4. Pasi mosha e fëmijës është e vogël, mjafton të ketë vetëm 1 deri në 4 numra, të cilët do t’i qëllojë me top derisa në anën tjetër do të mundohet ta mbajë balancën mbi jastëk. Një lojë shumë atraktive dhe multistimuluese që do ta krijoni për 5 minuta.