Tinguj lahute
Zhvillimi i aktivitetit: Klikoni në këtë link dhe dëgjoni bashkë me fëmijën shpjegimin e mrekullueshëm që aktori Çun Lajçi i bën lahutës: https://www.youtube.com/watch?v=rYju9vTVNoc
Bisedoni me fëmijën dhe tregojini për këtë instrument autokton. Më pas improvizoni së bashku një lahutë në shtëpi me mjetet që keni aty: një kapak i madh i kavanozave, disa llastiqe, një laps ose bisht të vogël druri. Duke parë lahutën e vërtetë, fëmija përpiqet të bëjë lahutën me mjetet e shtëpisë. Ndihmojeni fëmijën kur ua kërkon ndihmën. Më pas, fëmija le të provojë të luajë në lahutë.