Të numërojmë së bashku

Aktiviteti i sotëm është i përgatitur për ta bërë lidhjen e natyrës me konceptin e numrave. Fëmijët duhet t’i gjejnë 10 gurë, në të cilët me një shkumës, marker apo ngjyra uji i vendosin numrat nga 1 në 10.  Për secilin numër fëmija duhet ta gjejë një gjethe e cila është e veçantë për secilin numër, pra nuk duhet të përsëritet.

Mbi secilën gjethe vendoset një numër i caktuar. Prindi e ndërron radhën e numrave dhe i lexon ata bashkë me fëmijën  dhe më pas kërkon prej fëmijës  që ta gjejë ku është renditur gabim.

Gjithashtu prindi mund të përdorë shkopinjë për të bërë forma gjeometrike, trekëndësha, katrorë, rrathë dhe i kërkon fëmijës t’i zbukurojë gurët me numra.

Ndërkohë që fëmija është duke mbledhur gjethet apo shkopinjtë, ai apo ajo duhet të tregojnë se çfarë po dëgjojnë në natyrë, çfarë po prekin dhe çfarë po nuhasin. Ata në fund me ndihmën e prindërve mund të bëjnë një vizatim për gjërat që i kanë zbuluar së bashku.