Të njejtë dhe të ndryshëm
Materialet dhe mjetet: Ilustrime me fotografi të fëmijëve në libra apo revista të ndryshme, letër e fort kartoni, penj të ndryshëm, laps, ngjyra, gërshërë etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Merren libra, revista të ndryshme ku shihen fëmijë me pamje të ndryshme. Bashkëbisedohet me fëmijën për pamjen e tij/saj. Njëherë prindi apo kujdestari flet për pamjen e tij/saj psh. unë kam sy ngjyrë kafe, flokë të zinj dhe të drejta etj., e më pas prezenton/flet fëmija për dukjen e tij/saj psh. jam vajzë, kam flokë të gjata kaçurrele, sy të zinj etj.
Shfletohen libra apo revista me fotografi të fëmijëve mundësisht të moshës së njejtë. Përmes pyetjeve nxitet të flas fëmija se çka ka të përbashkët me vajzën apo djalin në fotografi, apo çka ka ndryshe?
Më pas me fëmijën punohet portreti i fëmijës me theks tek flokët, ngjyra e syve etj.
Shkarkoni fletën e punës KËTU.