Materialet e nevojshme: Lugë të drurit
Zhvillimi i aktivitetit: Në shtëpi kemi shumë lugë të drurit, por kësaj radhe po i përdorim për t’i bërë kukulla. Këto kukulla janë shumë të rëndësishme që t’ju japin fëmijët karakteristika çfarë të duan. Nëse duan fustan, mund t’ia bëjnë me një pallomë dhe një llastik për tesha. Nëse keni nevojë për shumë flokë, shtoni kukullave penj.
E rëndësishme të keni kukulla të ndryshme dhe të bisedoni për familjen tuaj dhe të diskutoni për gjërat që ju bëjnë të lumtur apo të pikëlluar. Këto kukulla mund t’i përdorim edhe për ta realizuar dramatizimin e ndonjë përralle apo edhe të ndonjë ngjarjeje të bukur familjare që kemi. Filloni dramatizoni një ditë nga pushimet tuaja që shumë bukur i keni kaluar së bashku me familje, ose flisni për ditëlindjen e cila ka qenë më e bukura për fëmijën tuaj. Nxitni komunikimin e ndërsjellë sepse është element shumë i rëndësishëm në këtë moshë për zhvillimin e fëmijës suaj.