Krijojmë forma
Materialet dhe mjetet: një filxhan kripë, dy filxhanë me miell, dy lugë gjelle vaj bimësh dhe një gote e gjysmë ujë.
Zhvillimi i aktivitetit: Masën e përziejmë dhe e ndajmë në pjesë të vogla, ku i shtojmë ngjyra të ndryshme brumit. Marrim dhe pjesët e brumit, i bëjmë në forma të ndryshme dhe i rendisim ne një pjatë në forma të ndryshme gjeometrike, si p.sh. rrethi, katrori dhe forma të tjera. Më pas lejojeni fëmijën që me brumin me ngjyra të krijojë çfarëdo që i vjen ndër mend. Pyeteni ndërkohë t’ju tregojë çfarë po bën? si do të duket? pse po e bën? etj.
Me këtë aktivitet, fëmija ka qasje në ngjyra e forma, aktivitet i cili gjithashtu stimulon motorikën fine, përqendrimin dhe vëmendjen.