Sportet  

Të jesh fizikisht aktiv është pjesë e një stili të jetës të shëndetshme. Të jesh fizikisht aktiv do të thotë të merresh me shumë aktivitete, ecja, vrapimi, ngasja e biçikletës, loja jashtë në oborr me shokë, futbolli, basketbolli, ping-pongu dhe shumë sporte të tjera. Pyesni fëmijën tuaj se çfarë i pëlqen të bëjë në natyrë vetëm ose me shokë. Ju mund ta bëni me radhë së bashku me fëmijën duke përmendur edhe ju si prindër sportet apo aktivitetet që juve ju pëlqejnë. Mund ta përdorni fletën e punës për të diskutuar se cila nga këto aktivitete u duket fëmijëve më e këndshme. Gjithashtu mund të diskutoni me fëmijën se cili aktivitet kërkon më shumë energji e cili më pak. Në këtë mënyrë fëmija mund të fillojë ta kuptojë nocionin e energjisë. Mos u brengosni për fjalën e drejt, ju mund të përdorni fjalë të tjera në vend të fjalës energji, p.sh. “Cili aktivitet kërkon më shumë mund/punë? etj”. Sot do t’ia kushtoni kohën fëmijës në aktivitetin që atij/asaj i pëlqen më shumë.