Përralla “Floku magjik i borës”
Zhvillimi i aktivitetit: Ishte mëngjes dhe Tea e vogël ishte ulur pranë dritares dhe shikonte se binte dëbora e bardhë, e cila kishte mbuluar si një qilim i bardhe gjithçka. Ndërkohë ajo kërceu nga gëzimi duke thënë: “Nënë, nënë, shiko një flok dëbore sa i madh dhe i bukur që është!”. Nëna u afrua tek dritarja dhe i thotë Teas:
“Po Tea, ai është një flok magjik që bie për t’i marrë dëshirat e juaja për Vitin e Ri”.
Tea e shikoi nënën në sy dhe filloi të qante dhe tha:
“Po unë nuk e thash dëshirën time për Vitin e Ri, e tani ku ta gjej flokun magjik të dëborës?”.
Gjyshja buzëqeshi dhe tha: “Po ai është një flok magjik që ka rënë në oborrin tonë pikërisht për dëshirën tënde, Tea”.
Nëna ia fshiu lotin dhe të dyja së bashku filluan të vizatonin dëshirën e saj. Tea dëshironte një kukull të vogël që të luante me të. Tea thotë: “Nënë, a më ndihmon të lutem ta vizatoj një kukull të bukur se pastaj babadimri nuk e di se çfarë kukulle dua”. Nëna ia kthen: “Sigurisht që mund ta punojmë së bashku!”. Së bashku vizatuan një kukull të vogël të cilën Tea e ngjyrosi. E futën në një zarf dhe e vendosën të pema që gjendej në oborr.
Në mëngjesin e Vitit të Ri, Tea gjeti dhuratën e saj pranë bredhit të Vitit të Ri. Ishte një kukull shumë e bukur me sy kafe si të sajat.
Ajo falënderoi flokun magjik që ia kishte plotësuar dëshirën.
Gjyshja dhe Tea së bashku ia bën kukullës një kukull tjetër që ta kishte shoqe e që të mos mërzitej. Punoni së bashku me fëmijën një shoqe të re për kukullën e Teas.