Shtëpia në libër
Përcaktoni një vend në dhomë tek i cili kur uleni, lexoni gjithmonë së bashku – Ndërroni shpesh rolet tuaja.
– Lexoni fëmijës libra për fëmijë ose ua tregoni atyre ndonjë përrallë ose tregim.
– Lexoni libra për shtëpinë, për t’i ndihmuar ata që ta kuptojnë atë dhe funksionin e saj – bëjuni pyetje dhe kërkoni që edhe ata t’ju pyesin për gjërat të cilat duan t’i dinë. Kur nuk dini se si të përgjigjeni, i thoni fëmijës “nuk e di…..do të lexoj më shumë dhe do të përgjigjem një ditë tjetër”.
– Luani lojëra fjalësh me objekte – tregoni një objekt që është në shtëpi, në dhomë apo në ambientin ku jeni duke qëndruar me fëmijën, dhe fëmija le të tregojë se çfarë është ai objekt dhe çfarë mund të bëjmë me të. Ju mund edhe t’i ndihmoni duke ia treguar shkronjën e parë me të cilën fillon objekti, funksionin që e ka dhe cilit prej anëtarëve të shtëpisë i pëlqen më shumë ai objekt, dhe pastaj fëmija duhet ta gjejë çfarë objekti është.
– Lexoni me ‘duar’ – në kurrizin e fëmijës ‘shkruaj’ një shkronjë ose ndonjë formë gjeometrike që fëmija tashmë e di dhe fëmija duhet ta gjejë cila është ajo shkronjë apo formë nga prekja juaj. Ndërroni rolet.