Ombrella

Rezultati i pritur: Fëmija modelon ombrellën sipas kërkesës, duke shtuar edhe ide të tij/saj                                                  

Materialet dhe mjetet: letër e bardhë A4, pambuk, letër e bardhë apo me ngjyra, laps, gërshërë, ngjyra druri apo të ujit, pambuk etj.

Zhvillimi i aktivitetit: Merret letër e bardhë apo me ngjyra dhe mbi të vendoset një kapak apo pjatë e rrumbullakët e vogël sa mund ta kopjojmë formën e rrethit dhe që ombrella të mund të vendoset brenda hapësirës së letrës së bardhë A4. Prehet letra në rrethin e vizatuar dhe paloset në mes duke krijuar formën e ombrellës. Mbi ombrellë vendoset me ngjitës edhe pak pambuk për t’i bërë retë. Poshtë reve me ngjyra uji mund të pikturohen me gisht pikat e shiut apo të vizatohen dhe ngjyrosen. Bishti i ombrellës punohet me ndonjë letër me ngjyra duke e përdredhur me duar apo vizatohet dhe ngjyroset.

 

 

 

 

 

 

Nxiteni fëmijën të përdorë edhe ide të tjera për të punuar ombrellën personale të tij/saj.

Kërkesë: Kënga “Macja le të lahet”, në vegëzën në vazhdim: https://www.youtube.com/watch?v=mwrUBjMZvEs

Shkarkoni fletën e punës KËTU.