Semafori

Sot mund t’i mblidhni disa materiale ricikluese që i keni në shtëpi; mjafton që të jenë me ngjyrë të kuqe, të verdhë dhe të gjelbër. Ju duhet edhe letër e bardhë, letra me ngjyra, ngjyrat e ujit dhe ngjitës. 

Besojmë se e kuptuat: sot fëmija do ta punojë semaforin.

– Fillojeni aktivitetin duke e pyetur fëmijën çfarë është semafori, çfarë kuptimi kanë ngjyrat e tij, ku rri semafori, a ka semafor në det? Po në hekurudhë? etj. Prisni me durim që fëmija të përgjigjet në pyetjet tuaja. Ndihmojeni gjatë përgjigjeve duke marrë shembuj nga rastet kur fëmija është  gjendur në rrugë, në udhëkryq, në semafor, ka ecur në vijat e bardha, etj.

– Fëmijët e përcaktojnë vetë si do ta punojnë semaforin.

– Mund t’i vendosin kapakët me ngjyrat e semaforit në një letër të bardhë

– Mund ta ngjyrosin semaforin me ngjyrat e ujit në fletën e punës

– Mund t’i presin letrat me tre ngjyra në forma shumë të vogla dhe më pas t’i ngjisin në dritat e semaforit.

Në fund mund t’ia mësoni fëmijës edhe këtë vjershë të shkurtër:

STOP  –  kur jam i kuq

PËRGATITU  – në të verdhë

Mund të ECËSH – në të gjelbër

Ruan veten dhe të tjerët