Materialet e nevojshme: Forma gjeometrike të prera me letra
Zhvillimi i aktivitetit: Format gjeometrike të prera me letra është një lojë që nxit të kuptuarit e formave tek fëmijët që në fëmijëri të hershme. Qoftë me fleta apo edhe me karton letre çfarëdo që keni në shtëpi vizatoni mbi to forma gjeometrike dhe preni se bashku me fëmijën tuaj. Kur i pergatisni këto forma, shpërndani në toke të gjitha në hapësira jo shumë të largëta dhe vazhdoni me udhëzimet që ia drejtoni fëmijës, kërce mbi trekëndëshin e kuq, këmbën e djathtë në katrorin e kaltër dhe këmbën e majt në rrethin e gjelbër.
Në të njëjtën kohe edhe zhvillojnë koncentrimin fëmijët por dhe saktësojnë orientimin më mirë. Kjo lojë mund të zgjasë edhe me prekje të dorës edhe me prekje të këmbeve.