Gjejmë kafshët e fshehura

Zhvillimi i aktivitetit: Sot fshihni kudo nëpër  shtëpinë tuaj 3-4 kafshë me të cilat fëmija juaj ka dëshirë të luajë. I tregoni fëmijës që duhet t’i gjejë ku janë fshehur dhe më pas të dy bashkë do t’i imitoni si bëjnë.

Herë pas here ofrojini fëmijës ndonjë të dhënë përmes mimikës suaj: për shembull kur është afër vendit ku është fshehur kafsha prej lodre, ju mund të thoni “a është aty arushi”…. Përgëzojeni kur t’i gjejë.