Shiu i pranverës
Materialet dhe mjetet: pambuk, ngjitës, një pjatë plastike, në mungesë të saj një karton i prerë në gjysmë sferë, ngjitës letër e bardhë, dhe ngjyrë të kaltër.
Zhvillimi i aktivitetit: Pranvera është stina në të cilin bie shumë shi. Sot do të flisni me fëmijën tuaj rreth shiut, pse na nevojitet shiu, pra cilat janë dobitë e tij. Fillimisht pyeteni fëmijën se çfarë di, dhe pastaj ndihmojeni me informacione të reja mbi dobitë e shiut, për bimët, për lumenjtë apo liqenet, si dhe si ndikon në motin e një vendi. Për t’ia lehtësuar të kuptuarit, ju mund të përdorni edhe video nga interneti. Megjithatë, fëmija së bashku me ju sot do të përgatisë një punim i cili demonstron rënien e shiut. Fillimisht e preni një pjatë plastike në gjysmë, ndërsa në mungesë të saj mund të preni një karton në gjysmërreth. Në këtë pjesë kërkoni nga fëmija që ta ngjisë pambukun duke imituar në këtë mënyrë retë. Përdorni fije peri ose vizatoni vija që imitojnë rigat e shiut. Ndërsa për pikat e shiut ngjyrosni katër ose më shume pika me ngjyrë të kaltër dhe kërkoni që fëmija t’ju ndihmojë për të ngjyrosur por edhe për t’i prerë me gërshërë. Pasi t’i ketë prerë, i vendos si në foton e bashkëngjitur. Ju mund të vendosni pak dhe për të imituar tokën ku bie shiu.
Në fund të aktivitetit, pyeteni fëmijën se çfarë mban mend nga dobitë e shiut.