Presim, ngjisim dhe krijojmë.
Për këtë aktivitet mund të përdorni letra me ngjyra, ose fleta të bardha të cilat mund të ngjyrosen me ngjyra druri ose edhe me ngjyra uji.
Fëmija duhet t’i presë letrat në forma të ndryshme, me ngjyra të ndryshme. Nëse janë të bardha duhet t’i presë format dhe pastaj t’i ngjyrosë.
Fëmija duhet të presë shumë forma të ndryshme pasi me to do të bëjë një vepër artistike. Ai/ajo mund t’i ngjisë në një hamer, apo mund t’i ngjisë në një çarçaf të vogël apo material tjetër që gjendet lehtë në shtëpi, si kuti këpucësh, e zbrazët, kuti qumështi apo ndonjë material tjetër të cilin do ta zbukurojë me letrat e prera.
Fëmija mund të inkurajohet për të krijuar ndonjë figurë të preferuar me copat e prera. Mund të krijojë qiellin me yje dhe hënën, detin me peshq, një shportë me lule, një dhuratë, apo çfarëdo që i pëlqen.
Fëmija mund të krijojë edhe një pemë me disa zogj e së bashku më pas bisedoni për ta.