Mesazhe baba-fëmijë dhe anasjelltas

Materialet e nevojshme: fletë, laps, ngjyrë.

Zhvillimi i aktivitetit: A është fëmija juaj i dhënë shumë pas dhuratave? Apo i pëlqen të përgatisë mesazhin për fëmijët e tjerë? Pastaj përdorni këtë për mesazhin tuaj për fëmijën tuaj!

– Ky është një aktivitet mjaft atraktiv për fëmijën. Babai do të përgatisë një mesazh për fëmijën e tij.

– Babai vizaton një fletë të bukur për fëmijën, të cilën nuk ia tregon fëmijës (e vizaton pa praninë e fëmijës).

– Pastaj, pa fjalë dhe vetëm me gjeste mundohet t’ia shpjegojë fëmijës se për çfarë vizatimi bëhet fjalë. Fëmija duhet të përpiqet ta gjejë se çfarë është vizatuar.

– Pasi e gjen, të dy shikojnë vizatimin dhe ndërrojnë rolet.

– Kjo lojë është mjaft atraktive dhe sjell disponim shumë të mirë për babanë/fëmijën.

– Loja mund të pasurohet edhe kur prindi fillon të vizatojë diçka e fëmija përpiqet ta gjejë se çfarë po vizaton prindi. Pas fillimit të vizatimit, fëmija përpiqet të gjejë se çka paraqitet kurse prindi i shton elementet në vizatim, derisa fëmija ta gjejë figurën.

– Më pas ndërrojnë rolet, fëmija vizaton dhe prindi përpiqet ta gjejë se çka ka vizatuar fëmija.

Mesazhet përcillen anasjelltas.