Poligon në shtëpi
Materialet e nevojshme: Çdo send që ndodhet në shtëpi mund të shërbejë si objekt i krijimit të poligonit (shishe, karrige, litar, etj.).
Zhvillimi i aktivitetit: Sot do të zhvilloni aktivitete fizike me objektet e shtëpisë. Së pari ju mund të krijoni së bashku me fëmijën disa mjete të cilat ju shërbejnë për të kryer ushtrime, p.sh. mbushni dy shishe plastike boshe me ujë, i mbyllni mirë dhe i lidhni me një spango. Spangon e rrotulloni rreth tëhollësit dhe kështu krijoni një objekt për peshëngritje.
Mund të bashkoni tri karrige dhe të krijoni një tunel në të cilin zvarritet fëmija.
Krijoni një pengesë me jastëkë.
Gjithashtu mund të jeni kreativ duke u mbështetur në objektet që keni në shtëpi. Në këtë mënyrë, ju ndërtoni një poligon në të cilin fëmija duhet të ecë duke kaluar pengesat, duke ngritur peshën, duke u zvarritur etj. P.sh., kur fëmija kalon një pengesë duhet të tregojë emrin e anëtarëve të familjes, kur kalon pengesën e dytë, dhjetë emra kafshësh, kur kryen të tretën, emra të profesioneve, e kështu me radhë. Ose, pas çdo pengese mund të ketë një letër të vogël me ndonjë kërkesë për fëmijë, p.sh. kërce si gjel, etj.
Edhe ju si prind duhet të jeni pjesë e aktivitetit. Mund të bëni një foto të poligonit që fëmija ta ketë kujtim nga kjo përvojë interesante.