Materialet e nevojshme: Laps, Fletë/fletore
Shpjegoni fëmijës që sot do të eksploroni rolin e pilotit të avionit. Filloni me “Mirë se vini në bord”. I shpjegoni fëmijës përafërsisht se çfarë gjendet në bordin e një anije, nëse femija nuk ka eksperience paraprake, ose mund t’i tregoni një video se si duket avioni. Nëse është e mundur të siguroni një veshje elegante për femijën kjo do ta bënte aktivitetin edhe më atraktiv, një uniformë të bukur që është e lehtë për vajzat dhe djemtë për ta veshur dhe zhveshur – me një xhaketë dekorative dhe këmishë të ngjitur, plus një kravatë ngjitëse si dhe kapelën e pilotit! Përgatisni se bashku me fëmijën listën e kontrollit që i duhet një piloti përpara se ta nisë fluturimin. Nëse keni një avion lodër kjo do ta bënte edhe më praktik aktivitetin. Mos ngurroni të përdorni fletën e punës bashkangjitur, ndërsa përgatiteni për një argëtim të lartë! Ketë aktivitet mund ta bëni edhe duke organizuar karriget në shtëpi si në avion dhe fëmija ta drejtoje avionin sipas mënyrës se ti/saj.