Përralla pa zë – Kësulëkuqja
Materialet dhe mjetet: gjësendet e shtëpisë mund të përdoren sipas dëshirës.
Zhvillimi i aktivitetit: Jemi mësuar që gjithmonë përrallat t’i dëgjojmë me zë nga të tjerët, si thoni kësaj radhe përrallat që i dimë t’i luajmë pa zë dhe t’i bëjmë më atraktive?
Sot do ta luajmë “Kësulëkuqen” pa zë, pra përrallën e kësulëkuqes do ta bëjmë pantomimë. Mjafton të kemi disa tesha që njëri nga anëtarët e shtëpisë të duket sikur ujku me një pallto të madhe kafe apo plaf që kemi në shtëpi, gjyshen e shtëpisë ta bëjmë në rolin e gjyshes tek kësulëkuqja, nëna apo halla të luajë rolin e nënës me një kecele në bel dhe fëmijën me një shami të kuqe ta shndërrojmë në kësulëkuqe, e nëse fëmija juaj është djalë, atëherë atë ta bëjmë gjuetarin shpëtimtar dhe një anëtare tjetër të familjes ta bëjmë kësulëkuqe.
Pantomima nuk lejon të fliten fjalët por duhet që vetëm me gjeste të tregojnë atë që duan të shprehin anëtarët e familjes në rolet e tyre. Lejohen buzëqeshjet e pafundme ngaqë luajtja e pantomimës do t’i bëjë të gjithë anëtarët e familjes të qeshin me zë.