Pema e familjes
Materialet: një letër e madhe, degë të holla (opsionale), ngjitës, ngjyra, fotografi të anëtarëve të familjes.
Në letër ose ngjiteni degën e pemës ose përdorni ngjyra për ta vizatuar pemën. Ndihmoni fëmijën tuaj të përdorë markera ose lapsa, ose me gishtin e ngjyrosur të vizatojë degë për secilin anëtar të familjes. Fëmija i ngjet fotot në degë. Udhëzojeni fëmijën tuaj t’i vendosë anëtarët e moshuar të familjes si gjyshërit dhe prindërit në degët e sipërme. Ndërkohë, bisedoni me fëmijën për anëtarët e familjes që po i vendosë në degë duke kërkuar prej tij/saj që të tregojë kush është dhe çfarë i pëlqen më shumë tek ai/ajo.