Zgjedh lojën time
Për këtë lojë ju duhen disa kuti të vezëve.
– Kutitë e vezëve i renditni në dysheme dhe fëmija pa çorape le të përpiqet të ecë nëpër to pa u rrëzuar. Le ta përsërisë ecjen disa herë.
– Fëmijët provojnë t’i këpusin kutitë e vezëve në disa pjesë. Ju mund t’u ndihmoni duke i prerë me gërshërë. Pastaj, me një shkop me pambuk, fëmija e ngjyros secilën prej tyre.
– Me pjesët e mbetura, fëmija mund të bëjë forma të ndryshme, si p.sh. krimbin, breshkën, zogun, trenin, etj.
– Në secilën prej gungave të kutisë së vezëve, fëmijët mund të vendosin shkopinj të vegjël, të cilët pastaj me çekiç të improvizuar mundohen t’i fusin brenda (ashtu sikur në foton djathtas).