Ngjyrosim dhe punojmë insektet
Materialet dhe mjetet: Materiali bazë do të jetë brumi, ngjyra druri apo uji, si dhe material të cilat fëmija i zgjedh nga shtëpia për t’i formuar insektet. Mund të përdoren shkopinj, pipa uji, fije peri, letra me ngjyra, kapakë shishesh të plastikës.
Zhvillimi i aktivitetit: Vendosni në një tavolinë një tas me miell dhe pak ujë. Lejojeni fëmijën që të krijojë brumin. Mund të përdorni ngjyrues për të bërë brumë me ngjyra të ndryshme. Sipas formave të dhëna në fletën e punës, ftoni fëmijën të krijojë një nga insektet. Lejojeni fëmijën ta krijojë sipas mënyrës që i pëlqen. Kjo lojë ndijore ia mundëson fëmijës që të eksplorojë ndjesitë e veta. Për t’i krijuar insektet mund të përdoren edhe modele të cilat mund t’i keni në shtëpi në mesin e lodrave të fëmijës.
Gjithashtu, me ndihmën e prindit, fëmija mund të përgatisë biskota të shijshme në formën e insekteve.
Në fund, fëmija duhet të ngjyrosë fletën e punës sipas dëshirës.