Ne jemi zogj

Materiali i nevojshëm: letër, gotë.

Zhvillimi i aktivitetit: Çfarë janë këta? Si këndojnë zogjtë? A mund të këndosh edhe ti si ata? Ku jetojnë ata? Duke ua bërë këto pyetje, ju mund të bisedoni me fëmijët tuaj për zogjtë.

Fëmija vizaton dy zogj: lejlekun ose pëllumbin. Ose gjeni ndonjë foto nga librat e fëmijëve.

Zogjtë që ka punuar fëmija apo që i keni gjetur nga librat duhet që fëmija ti presë me gërshërë në disa pjesë, që ta krijojë një enigmë (ang. “puzzle”) prej tyre. Fëmija i përzien dy enigmat dhe i fut në një gotë. Fillon dhe tërheq nga një pjese dhe mundohet t’ia qëllojë se pjesa e cilës enigmë është. I vendos ato qe janë për lejlekun në njërën anë, dhe ato të pëllumbit në anën tjetër. Kur të ketë përfunduar, fillon dhe bashkon pjesët për të krijuar figurën. Nëse fëmija ka gabuar, mund ta zhvendosë pjesën në grupin tjetër.

Ju mund ta zgjeroni lojën me të gjithë anëtarët e familjes duke punuar edhe zogj të tjerë, për shembull dallëndyshen. Mund edhe të zgjidhni ta përcillni fëmijën me duartrokitje kur ai e gjen.

.