Ketri me gjethe

Materiali i nevojshëm: karton, gota plastike, farërat që keni në shtëpi (misër, grurë, fasule etj., mbushës për gota).

Zhvillimi i aktivitetit: Merreni fëmijën në një shëtitje në natyrë për të vëzhguar shenjat e vjeshtës. Gjatë kësaj shëtitjeje bashkëbisedoni me fëmijën: Ku jeton ketri? Me çka ushqehet? Pse ketrat mbledhin dhe ruajnë arra dhe fara për dimrin e ardhshëm? Çfarë ngjyre ka ketri?

Së bashku me fëmijën, në natyrë zgjidhni gjethet me ngjyrë kafe. Merrni disa nga to. Pastaj me fëmijën vizatoni një ketër. Lejojeni atë që t’i klasifikojë gjethet ngjyrë kafe dhe ta mbushë fletën ku ka vizatuar ketrin.

Nëse fëmija është duke punuar, mundoni t’i ndihmoni nga pak. Fëmija e merr dhe e vendosë punimin në dritare të kuzhinës. Në fund lexoni vjershën: