Ndërtesat gjigante të qytetit
Materialet dhe mjetet: kuti të mëdha, copa druri, rollne të letrës se tualetit dhe kuzhinës, etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Fëmijëve të vegjël padyshim se iu pëlqen shume të ndërtojnë gjëra, ashtu sikur iu pëlqen edhe t’i rrënojnë ato. Prandaj ofro mundësinë që fëmija juaj të kënaqet me këtë aktivitet të thjeshtë i cili nuk kërkon përgatitje nga ana juaj. Thjeshtë mblidhni kuti dhe materiale të mëdha dhe të lehta të cilat i keni në shtëpi dhe ofrojani fëmijës që të luajë me to. Ideja kryesore e këtij aktiviteti është të lejoni fëmijën të ndërtojë pa shumë udhëzime. Kjo lojë i ndihmon ata të punojnë me balancën dhe peshën e gjërave pa pasur ndihmë nga të rriturit. Përmes kësaj loje fëmijët do të mësojnë të zgjidhin probleme, si p.sh.: a do të qëndrojë një kuti e madhe mbi një të vogël? Jepuni shansin që ta zbulojnë vetë këtë derisa luajnë. Me anë të këtyre materialeve fëmija mund të ndërtojë qytete, ura, tunele, kulla, etj. Kohë pas kohe pyesni fëmijën çfarë ka ndërtuar, dhe nëse e shihni të nevojshme, mund t’i jepni ide se çfarë tjetër mund të bëjë, ose lejojeni të kënaqet sipas imagjinatës së tij/saj.