Mozaiku i familjes time
Materialet dhe mjetet: Gurë të madhësive të ndryshme, ngjyra uji dhe brushë për ngjyrosje. Mund të përdorni edhe shkumsa me ngjyra. Përdorni ngjitës për t’i vendosur në vagonin e trenit.
Zhvillimi i aktivitetit: Aktiviteti i sotëm do të filloj me dalje në natyrë, për të mbledhur gurë të formave dhe madhësive të ndryshme për të krijuar personazhet e familjes, si dhe për t’i vendosur në njërin nga vagonat e trenit. Fillimisht, i shpjegoni fëmijës tuaj se si do të zhvillohet aktiviteti dhe merrni nga fëmija ide se si të zbukuroni mozaikun. Pasi fëmija mund të mos e kuptojë se çfarë është një mozaik, i shpjegoni me fjalë të thjeshta se çfarë është ose i demonstroni përmes videove të ndryshme. Pastaj së bashku me fëmijën dilni në natyrë për të mbledhur gurët.
Fëmija duhet të mbledhë gurë aq sa mendon se i mjaftojnë për të krijuar mozaikun. Kur të ktheheni në shtëpi, lejojeni fëmijën të vizatoj çdo personazh në shtëpinë tuaj, dhe në të njejtën kohë të përdorë edhe gurë të ngjyrosur me ngjyrat që mendon se i preferon personi që është duke vizatuar. Ndërkohë që fëmija vizaton, mund edhe të flasë për preferencat e personit që vizaton, vendin e tij/saj të preferuar apo ngjyrën e preferuar.
Në fund, punimin e fotografoni dhe injurajoni fëmijën ta vendosni në platformën edukimihershem.rks-gov.net.