Kopshti im
Materialet dhe mjetet: kapakë shishesh me ngjyra të ndryshme, fletë me ngjyra, ngjitës, gërshërë si dhe lapsa me ngjyra.
Zhvillimi i aktivitetit: Së bashku me fëmijën sot do të ndërtoni një minikopsht në shtëpi, për të simbolizuar ardhjen e pranverës. Me kapakë të shisheve mund të bëni lule me ngjyra të ndryshme. Për këtë ju nevojiten kapakë të shisheve, një shkop, ndërsa për vazo mund të përdorni tubat e letrës që teprojnë kur shpenzoni letrën e kuzhinës (ose mund ta përgatitni një karton në formë tubi). Ato i ngjyros fëmija sipas dëshirës. Gjithashtu, duke përdorur dorën e fëmijës mund të bëni kafshë të ndryshme për ta pasuruar pamjen e kopshtit. Duke u mbështetur në foto, mund të vendosni dorën e fëmijës në një letër dhe pastaj e ndihmoni për të krijuar kafshët të cilat tregohen në figurën e bashkëngjitur. Ndërsa fëmija ngjyros kafshët sipas dëshirës, ndihmojeni atë me informata që keni rreth atyre kafshëve, p.sh. ku gjinden, me se ushqehen etj.