Mikrobet kanë ngjyra dhe forma
Materialet dhe mjetet: fletë e bardhë, ngjyra të ujit, pipa lëngjesh (apo plastelinë dhe pastruese veshësh) etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Merret fletë e bardhë A4 dhe ngjyra të ujit. Me brushë merret një ngjyrë dhe pikohet në fletën e bardhë. Me pip të lëngut shpërndahet ngjyra. Nëse dëshiron fëmija që mikrobi të jetë më i madh atëherë merret sërish nga e njëjta ngjyrë. Sipas dëshirës, fëmija mund t’i vendosë edhe sy duke përdorur materiale të ndryshme.