Makina ime
Vendosini në një kuti të gjitha mjetet e komunikacionit –lodrat me të cilat fëmija luan.
– Mbylleni kutinë, dhe më pas fëmija me sy të mbyllur e fut dorën për ta marrë një lodër. Fëmija duhet ta gjejë se çfarë është lodra të cilën e merr pa e parë. Kështu vazhdon me të gjitha lodrat në kuti.
– Pasi t’i emërtojë mjetet e komunikacionit, fëmija e tregon funksionin e secilit automjet.
– Më pas, kërkoni nga fëmija që ta zgjedhë se cilin automjet e pëlqen më shumë. Ai/ajo e vizaton automjetin, e ngjyros, dhe e pret formën e tij.
– Fëmija mund të vizatojë dhe ngjyrosë rrugë me forma të ngjashme si në modelin e dhënë apo duke krijuar forma të tjera sipas dëshirës. Ndihmojeni fëmijën vetëm nëse ai/ajo e kërkon ndihmën tuaj.
– Kërkoni nga fëmija që ta krijojë një udhëkryq, një rrugë, një rreth-rrotullim etj. Bisedoni së bashku se cilat automjete mund të ecin në rrugë, dhe cilat janë disa prej rregullave bazë në komunikacion.
– Në fund fëmija e vendos makinën që e ka vizatuar në rrugën e improvizuar.
Loja zhvillon imaginatën, komunikimin, zhvillimin e mushkujve të vegjël e të mëdhenj dhe kreativitetin.