Rezultati i pritur: Fëmija i përdor kahet e lëvizjes majtas-djathtas edhe në situata të tjera.
Materialet dhe mjetet: qese plastike me shirit kapës, karton, shkopinj, ngjitës, sferë e vogël qelqi, sapun i lëngshëm etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Merret një letër kartoni dhe matet me qesen e plastikës aq sa mund të futet brenda qeses së plastikës. Vizatohen disa vija në të cilat me ngjitës (ngjitës të nxehtë) ngjiten për letrën e kartonit në vijat e vizatuara sipas modelit të dhënë. Letra e kartonit mbushet me xhel apo sapun të lëngshëm dhe më pas futet në qese. Sfera vendoset në fillim të hapjes së qeses dhe më pas qesja mbyllet mirë. Sfera shtyhet me gisht dhe në çdo fillim të ndryshimit të lëvizjes thuhet me fjalë “majtas” apo “djathtas”, varësisht në cilën anë kthehet sfera dhe cila dorë shtynë sferën. Loja vazhdon duke e ngritur sferën edhe lart.