Shalqiri si topi
Fillojeni lojën me një gjëegjëzë. Zgjidhja e gjëegjëzës do t’ju tregojë se çfarë loje do të luani sot: ”Rrumbullak-rrumbullak, fara të zeza ka në bark” (shalqiri).
Bashkëbisedoni me fëmijën duke e pyetur: si duket shalqiri ( përshkruhet nga ana e fëmijës forma, ngjyra, i fort, i butë, etj.), cilën pjesë të shalqirit e konsumojmë?, etj.
Merret një pjatë e letrës pasi që është më e lehtë për t’u punuar por mund të merret edhe një pjatë plastike. Ngjyroset me ngjyra të ujit, apo edhe mund të punohet me letra me ngjyra duke i lagur ato dhe duke i vendosur sipas modelit të dhënë. Pas punimit të shalqirit bisedoni me fëmijë se sa anëtarë të familjes jemi? Si mund ta ndajmë në pjesë të barabarta për secilin anëtar? Mund të punohen edhe akullore duke i prerë në forma trekëndëshi dhe duke ua ngjitur me ngjitës shkopinjët e lëngjeve. Sipas mundësive nëse keni shalqi në shtëpi mund të përgatitet dhe të shijohen akulloret e përgatitura në kushte shtëpie si në shembullin e dhënë në të djathtë.