Materialet e nevojshme; mjetet e kuzhinës që gjenden në shtëpi

Fëmijët kanë një marrëdhënie të veçantë me ushqimin, prandaj dhe lojëra si ajo e shefit të kuzhinës do të jetë shume atraktive për ta.  Ju mund të punoni së bashku me fëmijën kapelën e kuzhinierit të cilën mund ta bëni me një letër të bardhe, dhe ndërkohë fëmija të vishet bardh siç bëjnë shefat e kuzhinës. Kapela dhe xhaketa e bardhë e bëjnë këtë komplet ideal për lojën e ushqimit dhe për të ndihmuar që të ushqehen të rriturit. Lejojeni fëmijën të eksplorojë enët e kuzhinës të cilat përdoren për gatim si p.sh. enët prej druri, kompletin e lugëve matëse dhe dorezat e kuzhinës, të cilat i shërbejnë për të realizuar një gatim se bashku me ju. Fillimisht ju mund të prezantoni një libër gatimi të thjeshtë që fëmija të përzgjedh gatimin e sotëm.  Gatuani se bashku me fëmijën dhe jepni një vëmendje të veçantë servirjes, në mënyrë që fëmija të ndihet vërtetë si një shef kuzhinë.