Materialet e nevojshme. Një lule nga fidanishtja, ose mund të zgjidhet një fidan nga mjedisi,( kumbullë, pjeshkë, blini), një vazo të vogël, dhe një lopatë të vogël, doreza dhe një përparëse punë.
Fillimisht i shpjegoni fëmijës se çfarë është puna e një kopshtari, dhe kërkoni nga fëmija që të jap shembuj se çfarë mendon ai/ajo që mund të mbjellë një kopshtare. Keni mundësinë që gjithashtu të flisni për rëndësinë e kujdesit ndaj bimëve dhe mjedisit në përgjithësi. Ftoni fëmijën që të vendos një përparëse, dorezat, dhe të bëj mbjelljen e fidanit vet nën mbikëqyrjen tuaj. Do të ishte mire që prindi se bashku me fëmijën të bëjnë të njëjtin proces se bashku, për ata dy të mbjellin bashkë. Nëse nuk keni mundësi të mbillni në vazo ftojeni fëmijën që fidanin ta mbjelli diku në mjedis ku ai mund të kujdeset edhe më vonë. Nëse fëmija mund të mbjellë një pemë do të ishte edhe më mirë sepse do t’i duhet të kujdeset më gjatë, dhe mbetet një kujtim i bukur ndër vite.