Klasifikimi i objekteve në natyrë.
Bashkë me fëmijën dilni në natyrë dhe mblidhni gjësende të ndryshme nga natyra. Me materialet të cilat i mledhni, krijoni një koleksion. Në mënyrë që materialet t’i përshtaten koleksionit, fëmija mund t’i presë në copa apo forma të ndryshme. Mund të përdoret një numër i caktuar i objekteve gjatë vendosjes në koleksion. Koleksioni mund të bëhet në një fletore, por mund të bëhet edhe në natyrë si në figurën bashkangjitur të aktivitetit.
Ky aktivitet ka për qëllim që t’i mësojë fëmijët që të kujdesen për mjedisin, prandaj prindërit apo edukatorët në çerdhe dhe kopshte do të duhet ta organizojnë në fund të aktivitetit një aksion të vogël për pastrimin e mjedisit.