Loja “Kënd e kërkon?”
Materialet dhe mjetet: Lodra kafshë dhe mundësisht një mace lodër
Prindi apo kujdestari zhvillon një bashkëbisedim me fëmijën për lodrat kafshë që kanë përzgjedhur për lojën. Vendoset se cila lodër të fshihet, në mungesë të maces lodër mund të përdoret ndonjë kafshë tjetër lodër.
Fëmija del jashtë dhome ku luhet loja ndërsa prindi apo kujdestari e fsheh lodrën. Pas fshejes së lodrës fëmija ftohet të hyj brenda.
Fëmija kërkon lodrën nëpër dhomë.
Prindi apo kujdestari e pyet :” kë kërkoni?.
Fëmija – Macen time.
Prindi: Si duket?
Fëmija- I bardhë, i larëm.
Prindi: Mos është ky?( duke treguar një kafshë tjetër) po kjo, nëse ka ndonjë veti të kërkuar nga fëmija.
Loja luhet derisa fëmija gjen lodrën e fshehur në dhomë.
Shkarkoni fletën e punës KËTU.