Unë di të zbuloj
1. Për këtë aktivitet do t’ju duhet vetëm një shishe plastike bosh, pastaj një filxhan me uthull gatimi, një lugë e vogël me sodë buke [sodë bikarbon], një balonë dhe një hinkë.
– Tregojini fëmijës radhën e veprimeve. Së pari hedhim sodën e bukës tek balona duke përdorur hinkën. Më pas përmes hinkës hedhim në shishe uthullën. Lejojeni fëmijën të përpiqet t’i bëjë vetë këto. Tani mund ta ndihmoni për ta vendosur balonën në grykën e shishes. Më pas fëmija vetë e drejton balonën dhe bën që soda e bukës të bjerë në uthull. Nga ndërveprimi i sodës me uthullën balona do të fryhet. Hiqeni me kujdes të shtuar balonën e fryrë.
2. Ju mund ta bëni edhe një eksperiment tjetër së bashku. Për këtë ju duhen: një filxhan vaj gatimi, disa pika me ngjyra ose ngjyrosës gatimi, dhe një gotë ujë.
– Në fillim lejojeni fëmijën që t’i hedhë disa pika të ngjyrave në filxhanin me vaj. Më pas e përzien dhe e lë mënjanë. Përzierjen e hedh tek gota e ujit. Prisni dhe shikoni çfarë do të ndodhë.