“Kërcim në cak”
Materialet dhe mjetet: karton, shkop.
Zhvillimi i aktivitetit: Për aktivitetin e sotëm ju mjaftojnë vetëm dy kartonë apo peceta kuzhine apo letra. Në bashkëpunim me fëmijën sot do të zhvilloni një aktivitet në oborr apo në dhomë. Përshkruani fëmijës suaj lojën duke i thënë: “Sot po imagjinojmë që e gjithë toka për ty do të jetë e nxehtë dhe vetëm nëse shkel në këta dy kartonë (peceta, letra) mund të lëvizësh pa problem”. Fëmija ftohet që të shkojë në kuzhinë që të mbushë një gotë me ujë. Ai/ajo duhet të imagjinojnë që toka është e nxehtë, e për këtë i duhet të kërcejë nëpër objekte të cilat e kanë formësuar rrugën deri tek gota me ujë. Kartonët e njëjtë që i kaloi nga mbrapa vendosini përsëri përpara duke e vazhduar rrugën me kërcime. Bëni hapësira herë më të mëdha e herë më të vogla për ta bërë lojën më atraktive.
Lejoni fëmijën që të kërcejë aq sa mundet, vendosni objektet në distancë të afërt apo të largët, vendosni para vetes topin dhe cakun për të kërcyer pas topit.